Një operacion i Prokurorisë së Posaçme ka vënë me masë sigurie avokatin Besart Logu.
Ndaj Logut është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, shkruan A2.
Oficerët po kryejnë disa kontrolle në terren e po ashtu edhe në zyrën e tij.
Avokati akuzohet për ndikim të paligjshëm.
Sipas burimeve të A2 mësohet se Besart Logu ka dyshime se ka marrë shumën prej 8 mijë eurosh në mënyrë që të ndikonte në Prokurorinë dhe në Gjykatën e Tiranës për të lehtësuar masën e sigurisë për një të akuzuar për mashtrim me TVSH.
(A2 Televizion)