“Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar që tentoi ta grabiste

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 21:18 | Kronikë

“Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që

Tensionet po rriten në Foria di Centola, në Cilento të Italisë, ku pas të shtënave që i kushtuan jetën 26-vjeçarit shqiptar Rivaldo Rusi, persona të panjohur janë rikthyer për të hyrë në vilën e sipërmarrësit Aurelio Valiante (që është edhe autori i vrasjes).

Sipas mediave italiane, shtëpia, tashmë vendi i ngjarjes tragjike, u vu përsëri në shënjestër gjatë natës, edhe pse pronari dhe familja e tij janë transferuar në një vend të mbrojtur jashtë rajonit për arsye sigurie.

Valiante, i ndihmuar nga avokati Antonello Natale, është nën hetim për vrasje, fshehje të një kufome dhe sulm me armë zjarri.

Bashkë me të në regjistrin e të dyshuarve është edhe vëllai i tij 58-vjeçar, i akuzuar se e ka ndihmuar të fshehë trupin e Rusit në një vaskë vere, të cilën më pas e kanë braktisur mes pyjeve të zonës.

Ndërkohë Xhuijan Curti, 28 vjeç, bashkatdhetar i viktimës dhe bashkëpunëtor i tij në vjedhjen e banesës së biznesmenit italian, aktualisht është i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli.

Ndërkohë anëtari i tretë i bandës mbetet i pagjurmueshëm, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, alarmi po rritet për shkak të mesazheve kërcënuese që qarkullojnë në rrjetet sociale nga familja dhe të njohurit e viktimës, të cilat bëjnë thirrje për hakmarrje dhe "drejtësi gjaku".

Policia po patrullon të gjithë zonën për të shmangur episode të reja tensioni, ndërkohë që autopsia e trupit të viktimës do të kryhet nesër në mëngjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos