Zjarr i madh në Elbasan në vendgrumbullimin e mbetjeve, re tymi mbi qytet

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 18:28 | Kronikë

Zjarr i madh në Elbasan në vendgrumbullimin e mbetjeve, re tymi mbi

Një vatër zjarri shpërtheu pasditen e sotme në landfillin pranë Inceneratorit të Elbasanit, në periferi të qytetit.

Flakët që shoqërohen nga shtëllunga të dendura tymi të zi që janë ngritur në ajër dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara të qytetit, duke krijuar një re të madhe ndotjeje mbi Elbasan.

Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të vendosin flakët në kontroll, por situata është e vështirë edhe për shkak të plastikës që po digjet mes mbetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos