Arrestohet 36-vjeçari, dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij 12-vjeçare

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
1 Korrik 2025, 14:45 | Kronikë

Një rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit, ku babai i 7 fëmijëve dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën 12-vjeçare.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, Policia e Fierit ka arrestuar 36-vjecarin Zamir Meta si dhe është administruar dëshmia e vajzës në prani të psikologes. Sipas kësaj dëshmie, vajza ka pranuar se është abuzuar disa herë nga i ati që në moshë të vogël 5-vjeçare, kohë kur ishin në Gjermani.

Abuzimin e ka pranuar edhe vetë i arrestuari, por ka deklaruar se ka ndodhur vetëm një herë rreth një vit më parë, shkruan A2.

Aktualisht, vajza është transferuar nga Policia e Tiranës, ku ka nisur programin e rehabilitimit pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Sakaq, nëna e vajzës, së cilës i ka ardhur e papritur kjo ngjarje, tregon se si erdhi në dijeni të abuzimit të vajzës së saj. Duke qenë se nëna tashmë ka 6 fëmijë të mitur për të rritur dhe ushqyer, përveç vajzës që është transferuar në Tiranë, apelon për ndihmë dhe një strehë për të mbajtur.

Gjithashtu, ajo i ka kërkuar institucioneve që t’i mundësojë të takojë vajzën e saj pasi është në merak për gjendjen në të cilën ndodhet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos