Në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë në Vlorë ka rënë zjarr në një hapësirë në shpatin e malit.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se flakët ndodhen pranë parkut në një hapësirë të mbjellë me pisha dhe bimësi të zonës.
Terreni në atë zonë është i thyer dhe mbetet e vështirë ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe automjeteve të tyre.
Ndërkohë mësohet se flakët po avancojnë për shkak të erës. Deri me tani nuk ka ndërhyrje nga zjarrfiksja Vlorë apo Orikum. (A2 Televizion)