Një furgon është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Paraprakisht burimet bëjnë me dije se nuk ka të lënduar.
"Rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit".
(A2 Televizion)