“The Wanted”, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 13:54 | Kronikë

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje është kapur në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, raporton A2 CNN.

Shtetasi B. A., i lindur në Kuçovë, ishte shpallur në kërkim pas një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2023 në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ku dyshohet se ka plagosur rëndë disa herë me thikë shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit. Pas kësaj ngjarjeje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit u zhvillua në kuadër të fazës së fundit të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe autoriteteve greke. Si rezultat, B. A. u lokalizua, arrestua nga Policia greke dhe më pas u ekstradua në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos