Një 78 vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në Korçë, raporton A2 CNN.
Sipas informacioneve paraprake viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.
Po ashtu bëhet e ditur se 78 vjeçari sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se po ditën e sotme, dy vëllezër të moshuar në një fshat të Mallakastrës, u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre. (A2 Televizion)