Kanosi me armë 4 punonjës të Policisë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
28 Gusht 2026, 13:12 | Kronikë

Kanosi me armë 4 punonjës të Policisë, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi ka kanosur me një armë manovër katër punonjës të Forcës Operacionale, të cilët po kryenin kontrolle për kapjen e vëllait të tij, të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Visarion Xhuvani”. Gjatë ndërhyrjes, Policia sekuestroi edhe armën  dyshuar manovër.

Ndërkohë vijojnë kontrollet për kapjen e vëllait të tij.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari.

Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos