
Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për biznesmenin Ergys Agasi në Gjykatën e Posacme është ndërprerë për të rinisur në orën 12:00. Seanca është ndërprerë me kërkesë të avokatit mbrojtës, Maksim Haxhia, i cili i ka kërkuar kohë gjykatës për t'u njohur me vendimin gjyqësor për caktimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij, por njëkohësisht edhe me akte të tjera të dosjes të cilat nuk i ka pasur më herët në dispozicion.
Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim. Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të SPAK-ut, pas disa javësh vëzhgim nga autoritetet. Gjatë kësaj kohë ai është vëzhguar nga distanca me metoda speciale.
Agasi dyshohet për disa vepra penale, përfshirë krijimin e një grupi kriminal, pastrimin e parave dhe shkelje të lidhura me tenderat. (A2 Televizion)