GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Ilir Metën

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 12:16 | Kronikë

GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Ilir Metën

Gjykata cakton 25 shtatorin për seancën paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua më herët nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Dy ditë më parë Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës regjistroi një tjetër betejë të dështuar në luftën e tij për t’u liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar me një masë më të butë masën “arrest në burg”, që e vuan prej tetorit të vitit të kaluar.

Në Apel, Meta kundërshtoi vendimin e 13 gushtit të Shkallës së Parë, që e la të izoluar në paraburgim, por nuk mundi të bindë gjyqtaren Igerta Hysi për ta ndryshuar atë. Ish-presidenti i akuzuar për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, zgjodhi të mos jetë i pranishëm në seancë.

Përmes avokatit ai cili kërkoi liri, me pretendimin se nuk ekzistonte asnjë kusht ligjor për vazhdimin e “arrestit në burg”.

Teksa Ilir Meta ndodhet në muajin e 11-të të paraburgimit dosja ndaj tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe tre të tjerëve ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak.

Javën e kaluar përzgjedhja e gjyqtares Irena Gjokapër shqyrtimin paraprak ngjalli reagim të fortë të zyrtarëve të Partisë së Lirisë, që kërkuan largimin urgjent të saj. Ndërsa avokati Cakrani tha se ende nuk e kishte vendosur nëse do të kërkohej apo jo përjashtimi i Gjokës nga procesi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos