GJKKO lë në fuqi masat për Ballukun dhe dy vartësve të saj

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 15:19 | Kronikë

GJKKO lë në fuqi masat për Ballukun dhe dy vartësve të

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vazhdojë masat shtrënguese ndaj Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela ka dalë me vendimin duke lënë në fuqi të gjitha masat e caktuara dy ditë më parë, shkruan A2 CNN.

Sipas vendimit të sotëm:

Belinda Balluku, zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijon të mbetet nën masën shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”.
Gentian Gjyli do të vazhdojë masën “Arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.

E njëjta masë, “Arrest në shtëpi”, është lënë në fuqi edhe për Erald Elezin, për të cilin Gjykata ka saktësuar adresën e banimit, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa e tij.
Gjykata ka urdhëruar SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e menjëhershëm të vendimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos