GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 10:46 | Kronikë

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës, Roven Zeka.

Ish-shefi i qarkullimit të Tiranës po hetohet nga SPAK për "korrupsion".

Gjykata zëvendësoi masën "arrest në burg" ndaj Zekës në "arrest në shtëpi".

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë për arsye shëndetësore. Zeka pësoi frakturë në kockën e legenit teksa qëndronte në paraburgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos