Zjarr i madh në Mallakastër

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 19:45 | Kronikë

Zjarr i madh në Mallakastër

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërthurjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos