Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi e qindra pemë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 09:55 | Kronikë


Një 41-vjeçar është arrestuar si shkaktar i një zjarri të madh që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke në lagjen e Shimve, në Rrogozhinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në bimësi dhe pemëtari.

Zjarrfikësit, me ndihmën e policisë, kanë punuar për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët që rrezikuan edhe banesat përreth.

Sipas policisë, zjarri fillimisht është ndezur nga shtetasi me inicialet I. R., i cili, gjatë pastrimit të oborrit të një banese, kishte djegur mbeturina. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh, përfshirë qindra pemë ulliri dhe pemë frutore.

Autori i dyshuar është arrestuar në kohë rekord, vetëm pak minuta pas marrjes së njoftimit. Ai akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos