GJKKO shtyn seancën ndaj Metës, ish-Presidenti: S'më janë vënë në dispozicion të gjithë fashikujt e dosjes

Nga Armand Bajrami
17 Shtator 2026, 10:21 | Kronikë

GJKKO shtyn seancën ndaj Metës, ish-Presidenti: S'më

Gjykata e Posaçme detyrohet të shtyjë për më 24 shtator seancën e radhës ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi. Shkak u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues.

Edhe pse ishin te pranishëm në sallë, avokatët e Metës dhe Kryemadhit u ulën në pjesën e publikut dhe i bënë me dije gjykatës se ishin në bojkot, në zbatim të vendimit të DHKA.

Pas mbylljes së seancës, prokurori Sotir Kllapi, i tha gjykatës se avokati i Metës ka paraqitur disa kërkesa për aktet. "Nëse nuk  keni mundësi, ne mund të bëjmë një kopje në CD të gjithë akteve të dosjes dhe të vijnë t'i marrim", tha prokurori.

Gjykata nuk i dha fjalën të pandehurit Meta edhe pse ai e kërkoi disa herë. Pas daljes së trupit gjykues, Meta tha se nuk i ishin vënë ne dispozicion 77 fashikuj të dosjes, por vetëm 55 prej tyre.

"Ai thotë, jua japim ne" tha Meta duke ju referuar prokurorit. Avokati është atje, jo se do, por i heqin licensën, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos