Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën, mbetet e pandryshuar masa "arrest në burg"

Nga Armand Bajrami
12 Mars 2026, 14:38 | Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën, mbetet e pandryshuar masa

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës.

Mbetet e pandryshuar masa "arrest në burg" për ish-Presidentin, shkruan A2.

Javën e kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka pranuar kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë.

Meta kishte paraqitur më 2 mars 2026 një kërkesë pranë gjykatës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi të shpallë të papranueshme kërkesën.

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos