
Ish-presidenti Ilir Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë, shkruan A2.
Kërkesa e depozituar prej avokatit të tij do të shqyrtohej sot në Gjykatën e Posaçme.
Në seancën paraprake të së enjtes në Gjykatën e Posaçme, Meta ka mohuar akuzën e fshehjes së pasurisë.
Duke folur për shpenzimet e tij, Meta ka pretenduar se ka bërë një jetë të thjeshtë dhe jo jetë luksi".
"Nuk kam pirë verën 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me Çarter", është shprehur Meta. (A2 Televizion)