GJKKO jep vendimin për ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës

Nga Armand Bajrami
28 Prill 2026, 12:44 | Kronikë

GJKKO jep vendimin për ish-shefin e Policisë Rrugore të

Gjykata e Posaçme vendosi deklarimin e pafajshëm të ish-shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka në lidhje me akuzën për "korrupsion" të ngritur ndaj tij, raporton A2NN.

Sipas gjykatës vepra penale nuk provohet të jetë kryer.

Ndërkaq për të bashkëpandehurit e tjerë GJKKO vendosi: 3 vite burg për Edison Tabakun, por do të vuaj 2 vite me gjykim të shkurtuar, 3 vite burg për Sokol Novakun, i cili do të vuajë 2 vite me gjykim të shkurtuar, dhe 1 vit e 6 muaj burg për Erges Vrionin, që do të vuaj vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.  

Zeka akuzohej  se në bashkëpunim me vartësit e tij morën dy mijë euro ryshfet për të mos arrestuar gruan e një biznesmeni, që kishte bërë aksident në prill të 2025-ës.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos