Gjykata e Posaçme refuzon një kërkesë të bërë nga Alfred Beleri për lirim nga qelitë e burgut. Beleri i kërkoi gjykatës shfuqizim ose zëvendësim të masës "arrest në burg" në të cilën qëndron që prej 12 majit.
Aktualisht, Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Sipas SPAK, ai ka premtuar shuma parash në këmbim të votave të sigurta në procesin zgjedhor të 14 majit.
Kujtojmë se, pak ditë më parë, në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Kryeministri Rama, i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se, ka gjetur zgjidhjen për situatën e krijuar me çështjen “Beleri”, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës së Posaçme.
Sipas Ramës, dalja nga ky ngërç bëhet përmes ndërprerjes së qëndrimit të detyrë të kandidatit humbës.
“Kjo mund të arrihet përmes dorëheqjes së kryetarit ende në detyrë, Jorgo Goro”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)