Zjarri shkrumbon banesën në Has, një familje në qiell të hapur

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 09:42 | Kronikë

Zjarri shkrumbon banesën në Has, një familje në qiell

Një banesë njëkatëshe është shkatërruar nga flakët në fshatin Golaj të Hasit, si pasojë e një zjarri që ra në orët e vona të natës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, i cili shkrumboi gjithçka brenda banesës së shtetasi S.Meshi.

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjarë në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, gjithsesi grupi i punës në komisariatin e Hasit, në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit, po bëjnë verifikimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos