Aksidenti me 4 të vdekur në Itali, ky është mjeku shqiptar, që humbi jetën në krye të detyrës

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 11:21 | Kronikë

Aksidenti me 4 të vdekur në Itali, ky është mjeku shqiptar,

Është publikuar fotoja e mjekut shqiptar që humbi jetën. mbrëmjen e djeshme, pasi ambulanca në të cilën ai ishte, u përplas me një autobus dhe më pas shpërtheu në flakë.

Bashkë me 40-vjeçarin, Sokol Hoxha, tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Mjeku shqiptar, Sokol Hoxha

Autobusi që u përplas me ambulancën transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

Sipas mediave italiane, ata kanë arritur me shpejtësi të dalin nga automjeti dhe të arrijnë në dalje të tunelit. Dy prej tyre, të cilët ranë në një shkëmb aty pranë, u shpëtuan dhe u gjetën nga një ambulancë ajrore.

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal

Fatmirësisht, janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi brenda një tuneli në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos