
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga burgu ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Masa e sigurisë “arrest me burg” është ndryshuar në “arrest në shtëpi”, raporton A2 CNN.
Ish-ministri i Shëndetësisë, qëndron në paraburgim prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshi "korrupsionin", "pastrimin e parave" dhe "falsifikimin e dokumenteve". (A2 Televizion)