
Aktori i famshëm i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja, është aksidentuar me makinë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë, raporton A2 CNN.
Automjeti që drejtonte Cekja, tip Mercedes-Benz, me targa AA 139 MO, është përplasur me një automjet tip Ford, me targa AB 025 OB, që drejtohej nga Sheh Ali Hormova, klerik bektashian.
Përplasja ka qenë jo frontale, çka ka shmangur lëndimin e aktorit të humorit. Përveç dëmeve materiale të shënuara, as Cekja dhe as drejtuesi i automjetit Ford nuk kanë pësuar lëndime.
Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)