Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, i vuri flakën barishteve pranë magazinës

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 10:11 | Kronikë

Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, i vuri flakën

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili akuzohet se shkaktoi zjarrin e madh që përfshirë një ditë më parë një magazinë në Shkozet, raporton A2 CNN.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos