Thyen masën “arrest në shtëpi” dhe shkuan për të vjedhur nga Tirana në Vlorë, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 10:51 | Kronikë

Thyen masën “arrest në shtëpi” dhe shkuan për

Dy persona, me masë sigurie “arrest në shtëpi” për vjedhje, u arrestuan pasi thyen masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe shkuan nga Tirana në Vlorë për të vjedhur sërish.

Ata u kapën në flagrancë nga Policia, teksa tentonin të hapnin derën e një banese, shkruan A2.

Si rezultat i operacionit "Again", u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese në lagjen "Bashkimi", me qëllim vjedhjen.

Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe ishin zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të vijuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për hapjen e bravave dhe kasafortave, automjeti tip "Mercedes-Benz" që përdorej nga autorët, si dhe 2 celularë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos