
Drejtuesi i një gomoneje u gjobit me 500 mijë lekë dhe iu sekuestrua mjeti lundrues, pasi shkeli me perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre.
Pasi u filmua nga qytetarët dhe u denoncua në Policinë e Shtetit, Njësisë Detare ia bllokoi mjetin lundrues.
“Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, tha policia. (A2 Televizion)