Gjyqi i “Plumbit të Artë”, Nuredin Dumani pyetet për vrasjen e Ervis Dedës

Nga Armand Bajrami
15 Prill 2025, 11:37 | Kronikë

Gjyqi i “Plumbit të Artë”, Nuredin Dumani pyetet për

Në seancën e së martës të dosjes "Plumbi i artë" i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po pyetet nga avokati i Henrik Hoxhajt, ish-i penduar, me të cilin SPAK e prishi marrëveshjen e bashkëpunimit.

Avokati: Si ke marrë dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?

Nuredin Dumani: Kam ardhur në dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi i Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Nuredin Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij.

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Nuredin Dumani: Po kemi patur.

Ndërsa më pas, në sallën e gjyqit ka pasur edhe një debat mes avokatëve të Hoxhajt dhe prokurorit Dibra.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos