Pak kohë më parë, një e re në bashkëpunim me të dashurin, dyshohet se plagosën me armë zjarri bashkëshortin e saj në Fier.
Ndërkohë Policia ka bërë të ditur se Melisa Hoxhallari, e cila u arratis pas ngjarjes së rëndë, është vënë në prangat e bluve të Fierit.
Kujtojmë se gjarja ndodhi në fillim të këtij viti në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç, shkruan A2 CNN.
Gledian Hoxhallari u plagos në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj, i cili vijon të jetë në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Më datë 05.01.2025, në lagjen "Apollonia", dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)