Ngjarja e djeshme në fshatin Mërtish të Fierit, ku elektriçisti Xhuljo Shtëmbari humbi jetën duke punuar për riparimin e një linje të tensionit të mesëm, është shoqëruar me dy arrestime nga Policia.
Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier, ka urdhëruar arrestimin në flagrancë të shtetasit Xhezmi Haliti me detyrë punonjës i nënstacionit elektrik Gradishtë dhe Arben Presheva, elektriçist, shkruan A2 CNN.
Sipas Prokurorisë këta dy persona nuk kanë zbatuar protokollin e mbrojtjes dhe zbatimin e rregullave teknike në punë.
Ndërkohë familja Shtëmbari në Fier- Seman ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Xhuljon 33-vjeçar, prind i një fëmije të mitur. (A2 Televizion)