“Më kërcënoi”, u kallëzua nga gazetari, shoqërohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 21:53 | Kronikë

“Më kërcënoi”, u kallëzua nga gazetari,

Një 32-vjeçar është shoqëruar nga policia në Gjirokastër pasi është kallëzuar nga një gazetar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas depozitimit të kallëzimit nga Pirro Nase, është kryer shoqërimi i Jeton Muxhajt.

"Pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, (gazetar), i cili pretendon se është kanosur dhe kërcënuar nëpërmjet rrjetit social "WhatsApp", për shkak të detyrës nga shtetasi J. M. Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, po kryejnë veprimet procedurale dhe do të referojnë materialet në Prokurori ku do nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës’”, sqaron  policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos