Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes” të Tiranës 2 muaj Daut Laze

Nga Xhensila Kodra
15 Prill 2025, 09:56 | Kronikë

Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes”

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore.

A2 CNN ka mësuar se Daut Laze ka deklaruar se është fshehur gjatë këtyre dy muajve tek disa të njohur të tij, në familje, tek disa besimtarë të ndryshëm që e kanë strehuar por edhe nëpër xhami.

Ai u arrestua pranë banesës së tij në zonën e Astirit në kryeqytet pasi policia kishte marrë informacione se ditët e fundit ishte parë përreth zonës. Madje ai kishte ndryshuar dhe pamje, një metodë kjo për tju fshehur policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos