Përmbyset kamioni në aksin rrugor Kukës-Morinë

Nga Ervin Mehmeti
17 Tetor 2025, 12:53 | Kronikë

Përmbyset kamioni në aksin rrugor Kukës-Morinë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Kukës–Morinë, ku një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në trup të rrugës, vetëm pak metra larg kufirit Shqipëri–Kosovë.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Prizrenit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Largimi i kamionit me targa te Kosovës nga traseja e rrugës u krye në orët e para të mëngjesit të së premtes. Gjatë operacionit tërheqës, qarkullimi i automjeteve drejt Kosovës u bllokua për disa minuta, derisa rruga u pastrua plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja dhe mungesa e gjumit e drejtuesit të kamionit, që po udhëtonte në drejtim të Kosovës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos