“Gjyqtari i ndjerë lëvizte me biçikletë”, juristi flet për dinamikën e ngjarjes

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 09:18 | Kronikë

Juristi Ledio Braho, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, foli për kushtet e sigurisë për gjyqtarët apo prokurorët në vendin tonë.

“Në gjykatën civile ka detektor metalesh që ndoshta nuk është funksional përderisa një person me armë ka hyrë brenda me armë. Në Gjykatën e Apelit hyjnë e dalin qindra njerëz çdo ditë, duhen shumë oficerë policie për të bërë kontrollet ose duhet të ketë sisteme teknologjike. Kjo është çështje teknike që ka nevojë të rishihet”, tha Braho.

Sipas juristit, “gjyqtarët dhe prokurorët, përveç atyre që janë pjesë e SPAK-ut, nuk ruhen nga Garda”.

“Në dijeninë time, gjyqtari i ndjerë lëvizte me biçikletë nëpër Tiranë. Imagjinoni pra se si janë kushtet e sigurisë për gjyqtarët apo prokurorët”, theksoi Ledio Braho.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos