Një 27-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë së Korçës. Policia nuk bën të ditur motivet.
“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.
Po kështu procedimi penal ka nisur edhe ndaj një 17-vjeçari, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte në fytyrë një 14- vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte në fytyrë një 14- vjeçar”.
Ndërkaq një 41-vjeçar ka bërë kallëzim në polici se më datën 1 gusht ëhstë larguar nga banesa vajza e tij e mitur.
“Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”.
Ndërkohë "specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filluar procedimi penal për shtetasi. R. P., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ngelur i dëmtuar vetë 30-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën".
Materialet procedurale i referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)