Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pavarësia, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë, shkruan A2 CNN. Ata janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në konflikt.
"Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç.
Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj", njofton policia. (A2 Televizion)