Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si Juglen Abazi, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve nga policia, Abazi ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. (A2 Televizion)