Goditën baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 11:40 | Kronikë

Goditën baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për plagosjen me thikë pas një sherri të ndodhur të dielën në Spitallë të Durrësit, raporton A2 CNN. Në pranga përfunduan Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir)”, tha policia.  

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi Rodriko Elezi ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi Aldo Dubraku ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Dy baballarët e të rinjve janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos