
Përplasje janë shënuar sërish mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që mbahet seanca plenare e Kuvendit.
A2CNN mëson se një protestues është shoqëruar nga uniformat blu. Një grup protestuesish të cilët erdhën nga zona e Ministrisë së Brendshme goditën me vezë efektivët.
Tanimë turma ka nisur të zhvendoset në drejtim të xhamisë.
1600 forca policore janë angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës dhe punimeve normale të Kuvendit.
Në të gjitha rrugët hyrëse drejt godinës së Parlamentit është vendosur gardh metalik dhe ka kordon policor.
(A2 Televizion)