Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, lihet në burg Bledar Bakaj

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 10:28 | Kronikë

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, lihet në burg

Bledar Bakaj, i arrestuar disa ditë më parë për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses së tij, është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, raporton A2 CNN.

Ai u vu në pranga më 13 shtator, 30 minuta pasi kishte goditur me drapër 67-vjeçarin E.G., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Bakaj kishte thyer gjithashtu urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.

Ai u arrestua afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos