Plagoset me thikë 15-vjeçari në Kukës

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 18:36 | Kronikë

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Kukës

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Policia njofton se një 15-vjeçar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar. I mituri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është vetëdorëzuar më pas në Komisariatin e Policisë Kukës

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos