Grabisnin banesa në Novoselë, pranga 31-vjeçarit, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 10:15 | Kronikë

Grabisnin banesa në Novoselë, pranga 31-vjeçarit, në

Një anëtar i një bande grabitësish nga fshati Fitore i Novoselës është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pas dokumentimit të tre vjedhjeve, të kryera prej tyre.

Policia bën me dije se banda me tre anëtarë ka grabitur dy banesa të shtetasve që jetojnë në emigrim dhe një automjet, i cili ju është sekuestruar si provë materiale.

“U ndalua shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Fitore. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Uniformat Blu sqarojnë më tej se vijon puna për kapjen e dy grabitësve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku ata dyshohen se janë autorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos