Mbajti peng 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:56 | Kronikë

Mbajti peng 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet

Mbajtja me forcë dhe presion e një të miture në banesën e tij, i ka kushtuar shtrenjtë një 27-vjeçari në kryeqytet.

I riu nga Tirana është vënë në pranga nga policia dhe në momentin e ndalimit i është sekuestruar edhe një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos