Pas tre orë debate Këshilli i Mandateve përfundoi shqyrtimin e seancës dëgjimore me socialistin Vullnet Sina, të cilin demokratët e shohin në shkelje të kushtetuese si përfitues i fondeve publike.
Socialistët propozuan që kërkesën ta shqyrtojnë në seancë plenare pas opinionit të Komisionit të Venecias. Ervin Koçi Këshilli i mandateve përfundoi shqyrtimin e kërkesës së demokratëve për Vullnet Sinajn. Pretendimi i tyre se deputeti socialist ka përfituar fonde publike i mori tre orë kohë ku mes replikave ndërmjet tij dheGazment Bardhit, Sinaj pranoi se në arkën e bizneseve të tij kishin shkuar fonde publike, para të cilat deklaroi se ia kishte kthyer më pas mbrapsht buxhetit të shtetit.
Këto fjalë u mbajtën shënim nga ana e demokratëve, për të cilët mjaftojnë për të provuar fajësinë e tij në përfitimin e fondeve publike, duke sjellë si analogji rastin e ish-deputetit Koço Kokëdhëma, që mandatin parlamentare humbi për 1800 lekë publike.
Këshilli do t’i përcjellë seancës për votim kërkesën e demokratëve për të çuar në kushtetuese mandatin e Sinjat, si organi që bën vlerësimin nëse një deputet është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit apo jo. Por diçka të tillë socialistët duket se nuk duan ta bëjnë pa ardhur më parë opinioni i Komisionit të Venecias, të cilit i janë drejtuar për një opinion këshillimor mbi rastin e ngjashëm të Olta Xhaçkës.
Vetë Komisioni i Venecias ka caktuar datat 6 dhe 7dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e mazhorancës që ka dilema nëse detyrimin për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese e kanë edhe deputetët, referuar rastit Xhaçka ku Kushtetuesja, dy herë kërkoi dërgimi të çështjes pranë kësaj trupe. (A2 Televizion)