Kë po kërkojnë? FNSH ‘blindon’ Vlorën

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 20:03 | Kronikë

Kë po kërkojnë? FNSH ‘blindon’ Vlorën

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, sëbashku me policinë e Vlorës, po zhvillojnë një aksion kontrolli në rreth-rrotullimin e Skelës.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ky aksion konstaton në kontrollin e automjeteve të shtrenjta dhe atyre me xhama të zinj.

Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.

Në zonën e Skelës janë ndaluar automjete të cilat kontrollohen, sëbashku me drejtuesit e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos