Shpërthim në Tiranë, shkrumbohet makina

Nga Igli Çelmeta
5 Gusht 2026, 22:20 | Kronikë
Shpërthim në Tiranë, shkrumbohet makina
Foto iluestruese

Një shpërthim i fortë është dëgjuar në zonën e Zogut të Zi në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, raporton A2 CNN.

Sipas informacioneve paraprake një makinë ka marrë flakë. Dyshohet defekt teknik, por shkaqet mbeten ende për t’u konfirmuar. Fatmirësisht nga nuk ka asnjë person të lënduar.

"Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit", tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos