Humbën gjatë eksplorimi në mal, policia shpëton turistët grekë

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 22:05 | Kronikë

Humbën gjatë eksplorimi në mal, policia shpëton

Shërbimet e Policisë iu erdhën në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos