Ngacmon seksualisht të moshuarën, arrestohet 65-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 12:25 | Kronikë

Ngacmon seksualisht të moshuarën, arrestohet 65-vjeçari në

Policia në Korçë ka vënë në pranga një 65-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një të moshuar.

“Specialistët për  Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan shtetasin F. I., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 75-vjeçare”, informon policia.

Po ashtu efektivët në Ersekë kanë ndaluar një 51-vjeçari pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin  L. Dh.  51 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftojnë Uniformat Blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos