Festa “kurth” për serbin në Itali, vëllai festonte daljen nga burgu, tjetri... përfundoi në burg

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 13:57 | Kronikë

Festa “kurth” për serbin në Itali, vëllai festonte

Një festë familjare u shndërrua në një kurth për Valentino Radosavljvic, një 35-vjeçar i etnisë rome, i cili ishte në kërkim që nga tetori i vitit 2023, kur ai shmangu ekzekutimin e një urdhri arresti. Radosavljvic, i dënuar me pesë vjet burg për disa vjedhje në banesa kryer mes Bolonjës dhe Modenës, u kap nga karabinierët në Kampania, gjatë një feste të organizuar për vëllain e tij që sapo ishte liruar nga burgu.

Arratia e 35-vjeçarit, që zgjati gati një vit e gjysmë, përfundoi falë një hetimi të kujdesshëm përmes rrjeteve sociale. Policia, duke monitoruar profilet sociale të familjes Radosavljvic, zbuluan informacione për festën që do të zhvillohej në një vilë në Casandrino, në periferi të Napolit. Ky ishte një moment i papërsëritshëm për të bashkuar familjen dhe gjithashtu për karabinierët, të cilët planifikuan me kujdes operacionin, shkruan A2 CNN.

Gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, ndërsa muzika dhe të qeshurat dëgjoheshin nga vila, policia rrethoi ndërtesën dhe hynë brenda duke i zënë në befasi. Ata identifikuan 35-vjeçarin, i cili tentoi të arratisej duke përdorur një shkallë të mbështetur në murin e shtëpisë. Megjithatë, tentativa e tij u parandalua shpejt nga hetuesit, të cilët kishin rrethuar me kujdes të gjithë perimetrin. Radosavljvic u kap në oborr, para se të mund të largohej nëpër fushat përreth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos