Zhduken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në Tiranë, familjarët e tyre alarmojnë Policinë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 13:18 | Kronikë

Zhduken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në

Një 19-vjeçare dhe një 32-vjeçar janë larguar nga banesat e tyre në Tiranë dhe aktualisht s’ka asnjë gjurmë të tyre.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se kanë qenë familjarët e tyre që kanë bërë kallëzim për ‘zhdukjen’ e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

•Më datë 28.06.2025, shtetasja Gj. D., kallzon se më datë 26.06.2025, i është larguar nga banesa djali i saj shtetasi E. D., 32 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

•Më datë 28.06.2025, shtetasi D. S,  kallëzon se më datë 27.06.2025, është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja S. S., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos